Pasi e kundërshtoi dhe sulmoi Festën e Birrës, Ervin Salianji është parë sonte duke festuar në Korçë, madje nuk ka ngurruar dhe të japë deklarata për mediat.
“Birra më e mirë e Shqipërisë dhe i ka dhënë një traditë të jashtëzakonshme Korçës. I ka krijuar shumë mundësi mijëra qytetarëve të Korçës, Shqipëria e nga Kosova dhe duke krijuar shumë mundësi punësimi për familjet për bujtina, hoteleri etj.
Unë jam sot mes miqve. Padiskutim do të rrija dhe do të isha dhe me njerëz të afërt, mjafton dhe kaq, mjafton një ditë për të hyrë në njëlloj magjie që ta jep Birra Korça”, ka thënë ai.
Ndërkohë që pak ditë me parë PD Korçë e udhëzuar dhe mbështetur nga Salianji, doli kundër duke “dënuar” pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra, të vendosur nga Bashkia.
Diskutime rreth kësaj post