Këngëtarja Fjolla Morina mori vëmendjen e të gjithë mediave ku para disa dite që të sulmoi disa persona të njohur të showbizit shqiptar.
Një ndër të sulmuarat dhe të kritikuarat më e njohura ishte këngëtarja dhe modelja Morena Taraku.
“Unë mendoj që sulmi, i cili më është bërë gjithmonë me gjykimet, paragjykimet, këto, normal asnjëherë nuk kam qenë qajo që kam dalë me tregu që unë jam ajo që jam kështu, ashtu, unë jam e mirë ose e keqe ose – i kam lënë të tjerët me u marrë, këta gazetarët dhe televizionet dhe gjithmonë”, ka thënë Fjolla.
Më tej ajo vijoi:
“Tashi kur bënë projekte po mendoj të mira, unë gjithmonë mirë mendoj. Por, ka ndonjëherë janë ato gjërat e këqija që t’i nxjerrin, por ti duhesh me qenë në gjendje me i pranu, por unë nuk është fakt që i kam pranu pse gjysma nuk kanë qenë. Ndoshta, diçka ka qenë e vërtetë, por definitivisht diçka nuk ka pas të keqe, por i kanë rrit i kanë zmadhu i kanë bërë të mëdha. Por, unë asnjëherë s’kam qenë tip që jam marrë me ta dhe i kam sulmuar apo diçka se e kanë punën e vetë”.
Ajo tha se siç dëshirojnë të hanë bukë të tjerët ashtu dëshiron edhe ajo.
“Kjo është showbizz mendoj, gjithë vendet e botës, çdo yll botëror e kanë, nuk ju intereson. Por, kur preket familja aty edhe ata ndërmarrin masa, familja nuk duhet të preket”, tha Fjolla në këtë intervistë për T7.
Diskutime rreth kësaj post