Më date 29.10.2017, rreth orës 07:00, jemi njoftuar se në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore, në afërsi te banesës së shtetasit K.H dhe para oborrit janë hedhur dy granata ofensive me rreze të shkurtër veprimi.
Njëra prej granatave ka shpërthyer duke shkaktuar dëmtime të lehta në murin e banesës, ndërsa granata tjetër është çaktivizuar nga shërbimet e policisë.
Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar.
Nga deklarimi i shtetasit K.H nuk rezulton se ky shtetas të ketë probleme me ndonjë person tjetër.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Diskutime rreth kësaj post