Një person ka mbetur i plagosur pasi makina ku ai udhëtonte me një shokun e tij është sulmuar me armë ndërsa ishte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Memaliaj-Tepelenë në afërsi të fshatit Buz, ku i plagosur mbeti D.M 25 vjeç nga fshati Xhafaj i Memaliajt.
Mbetet ende i paidentifikuar nga Policia e Gjirokastrës personi që sulmoi me armë makinën. Policia ka ngritur post-blloqe për të bërë të mundur kapjen e tij.
Ndërkohë nga të shtënat personi i dytë që ndodhej në makinë, me inicialet D.H, nuk ka marrë asnjë lëndim.
D.M., i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ata udhëtonin në një automjet tip Ford A 275 EH.
Pritet që dëshmia e të plagosurit të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje, për të cilën policia ende nuk ka asnjë pistë.
Diskutime rreth kësaj post