Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sarac, është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme në Madrid.
Ajo u sulmua nga një i ri në rrugën ku jeton në kryeqytetin spanjoll.
Mediat serbe thonë se sulmuesi ishte shqiptar.
“Ai iu afrua teksa ajo fliste me celular në gjuhën serbe, e pyeti nëse ishte nga Serbia dhe më pas e goditi dhe iku”, shkruajn mediat serbe.
Sarac thuhet se ka pësuar dëmtime në shpinë.
Diskutime rreth kësaj post