Dy autobusë me targa të Kosovës janë sulmuar me gurë ne Serbi.Mediet në Kosovë raportojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Përfaqësuesi nga kompania e autobusëve, tha për Express se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia atje, si dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe autobusë tjerë.
“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhë, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesantës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mujt me i gjetë ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusa i kanë sulmu”, tha zyrtari i kompanisë.
Diskutime rreth kësaj post