Përgatitja për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael konfirmohet për herë të parë edhe zyrtarisht. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një mesazh publik në rrjetin social “Facebook” i përgëzon sktrukturat e sigurisë për përkushtim dhe suksesin.
“Ditë më parë – shkruan presidenti Thaçi, – me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist të planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit”.
Por Thaçi pranon se, operacioni përfshiu të gjitha shërbimet inteligjente të rajonit. “Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative”.
Thaçi shprehet se Policia e Kosovës është e gatshme për t’u përballur me të gjitha sfidat e sigurisë, që kërcënojnë këtë shtet. Në mesazhin e tij si president, Hashim Thaçi shprehet se kërcënime të tilla duhet të na bëjnë më të vendosur dhe të pakompromistë në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdolloji.
Postimi i zotit Thaçi në “Facebook” erdhi pasi “Transparency International” publikoi raportin për forcat policore. Thaçi shkruan: Jam krenar që edhe “Transparency International” e tha atë që ne e kemi ditur, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë, e më gjerë.
Diskutime rreth kësaj post