Një kamion i madh u përplas qëllimisht dje në mbrëmje në një treg Krishtlindjesh në një lagje në perëndim të Berlinit, një akt i paramenduar që autoritetet gjermane thonë se mund të ketë qenë një sulm terrorist.
Çfarë dihet?
– Të paktën 12 persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën kur kamioni u përplas me stenda të shumta në tregun e Krishtlindjeve, pranë kishës memoriale të Berlinit “Kaiser-Wilhelm” rreth orës 20:00 (1900 GMT).
– Burime të sigurisë thonë se informacionet e mbledhura deri tani tregojnë se incidenti mund të ketë qenë një sulm terrorist islamik.
– Shoferi i kamionit u largua nga vendngjarja menjëherë pas sulmit.
– Një person, i cili besohet të ketë qenë shoferi, u arrestua pak më vonë disa kilometra larg.
– Njeriu i arrestuar me shumë gjasa ka mbërritur në Gjermani si refugjat në muajin shkurt dhe mund të jetë nga Afganistani ose Pakistani.
– Një person i vdekur, për të cilin policia deklaron se ishte një shtetas polak, u gjet në vendin e pasagjerit në kamion.
– Policia gjermane tha se po punonte mbi hipotezat se kamioni mund të ishte grabitur nga një sheshndërtimi në Poloni.
– Kamioni i përkiste një kompanie polake mallrash, dhe pronari ka deklaruar se nuk ka mundur të komunikojë me shoferin, i cili ishte kushëriri i tij.
– Edhe pse policia ka paralajmëruar banorët e Berlinit për të qëndruar në shtëpi, autoritetet thanë se nuk ka prova të kërcënimeve të mëtejshme në zonën përreth tregut të Krishtlindjeve.
– Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller deklaroi se, pas sulmit vdekjeprurës, situata në kryeqytet është nën kontroll.
Çfarë nuk dihet?
– Identiteti i të dyshuarit në paraburgim dhe i shtetasit polak të vdekur në sediljen e pasagjerit ende nuk janë konfirmuar.
– Edhe pse autoritetet e sigurisë besojnë se i dyshuari ishte nga Pakistani ose Afganistani, identifikimi i saktë është i vështirë pasi ai ka përdorur emra të ndryshëm.
– Rrethanat rreth arrestimit të të dyshuarit ishin të paqarta.
– Ende nuk dihet se si ka vdekur shtetasi polak në vendin e pasagjerit në kamion.
– Ka pasur informacione kontradiktore rreth asaj se çfarë ndodhi në kamion pak para sulmit. Ndërkohë që policia po punon mbi supozimin se kamioni është grabitur nga një sheshndërtimi në Poloni, pronari i kompanisë së kamionit tha se shoferi ishte në rrugën e tij nga Italia në Berlin.
Diskutime rreth kësaj post