Gentian Progni, i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, theksoi se ndërhyrja në sistemin TIMS ka nisur që në muajin maj të vitit 2021. Më tej ai shton se nëse do të kishte ekspertë nuk do të ndodhte ndërhyrja e dytë.
“Nuk mund të them me saktësi që ky sistem nuk ka qenë i mbrojtur por them se Microsoft, në raportin e dalë me 8 shtator tregoi se sistemet nuk janë update, detyrat nuk janë bërë siç duhet. Ndërhyrja ka ndodhur që në maj 2021, dhe e kemi marrë vesh në korrik. Kjo tregon dhe një gjë më të madhe për ne sepse ekspertët kanë ikur. Nëse do të kishte ekspertë nuk do të ndodhte ndërhyrja e dytë.”, theksoi Progni.
Diskutime rreth kësaj post