Dy ditë pas maskarës me 9 viktima në shkollën fillore në qendër të Beogradit, Serbia është tronditur nga një tjetër sulm i përgjakshëm.
Tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit mbrëmjen e djehsme rreth orës 23:00.
Autori i sulmit të përgjakshëm është 21-vjeçari Uroš Blažić, i cili u arrrestua nga autoritetet serbe.
Pas tetë orësh, vrasësi është gjetur në Vinjishtë afër Kragujevcit, falë aksionit intensiv të policisë serbe, e cila gjatë gjithë natës ka qenë në terren me të gjitha forcat në dispozicion, ndërsa është publikuar foto nga momenti i arrestimit.
Ai qëlloi në tri vende – në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin dhe mbolli vdekjen me armë automatike, duke vrarë njerëz të pafajshëm.
Të plagosurit që u dërguan në urgjencë janë në gjendje të qendrueshme.
I dyshuari ka precedentë penal.
Mes 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm.
Diskutime rreth kësaj post