Edmond Liçaj ekspert për mbrojtjen e të dhënave personale në një intervistë televizive tha se “Informacioni që ne dimë është shumë herë më i vogël se reali kur bëhet fjalë për sulmin kibernetik”.
Sipas tij qeveria duhet të mbledhë ekspertët më të mirë që të merren me këtë gjë.
Edmond Liçaj: Informacioni që ne dimë është shumë herë më i vogël se reali kur bëhet fjalë për sulmin kibernetik. Dëmi që mund të dimë ne është shumë i vogël në raport me atë që është realisht. Në këto kohë ka disa grupe që ju intereson informacioni ju intereson destabiliteti. Nuk është një apo 2 institucione që e kanë në dorë për at rregulluar situatën tonë por janë një kom pleks institucionesh të cilat kanë kompetenc mbi kompetencë juridike apo vendimmarrëse. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave nuk po reagon asnjëherë, kemi AKEP-in, e shumë institucione të tjera. Duhet të ulen të gjithë në tavolinë, të merren ekspertët më të mirë. Ne duhet të jemi në emergjencë kombëtare në sigurinë kibernetike.
“Sulmi që ka ndodhur ka qenë shumë i vogël. Dëmi më i madh do të vijë më vonë. Bankat nuk është e lehtë të preken dhe bankat duhet të jenë të qeta. Nuk është e thjeshtë të hyhet në bankën ndërmjetëse.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post