Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare online.
“Kemi regjistruar procesin penal për sulmin kibernetik nga sistemeve qeveritare”, mësohet të jetë shprehur për një media kreu i organit të akuzës.
Me 17 korrik, sistemet qeveritare u goditën nga një sulm kibernetik. Auoritetet folën për një “sulm masiv kibernetik të pa ndodhur kurrë më parë, të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë”.
Sipas versionit zyrtar metodat mbi të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare.
Diskutime rreth kësaj post