Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije lidhur me sulmin kibernetik është zmbrapsur nga një super skuadër shqiptaro-amerikane, ku në një status në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se asnjë e dhënë nuk është fshirë dhe se shërbimet publike janë kthyer në punë.
Më tej, kreu i qeverisë thotë se vazhdon operacioni i hetimit për identifikimin e agresorit.
“Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë agresorit!
E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”,-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post