Gazetari Artan Hoxha ka thënë se sulmi në Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, ka qenë i marrë përsipër nga Serbia.
I ftuar në “Opinion”, Hoxha u shpreh se Serbia e ka marrë përsipër sulmin, pasi ka gjashtë të plagosur që po i trajton në spitalin e Novi Pazarit, ku sipas gazetarit aty është shtegu që hyhet në Rashë.
Ndërsa një tjetër element interesant sipas Hoxhës, është se tre ditë para se të ndodhin sulmet në Veri, ushtria serbe e ka rritur nivelin e gatishmërisë me urdhër të Presidentit Vuçiç. Gazetari thotë se 2 ditë para sulmit, Serbia ka lëvizur trupat nga Karleva në drejtim të Rashkës, e cila është një zonë e afërt me vendin e ngjarjes.
“Serbia e ka marrë përsipër, ka 6 veta të plagosur që i trajton në spitalin e Novi Pazarit sepse aty është shtegu që hyhet në Rashë dhe elementi tjetër që është shumë interesant, është se 3 ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, ushtria serbe ka rritur nivelin e gatishmërisë me urdhër të Presidentit Vuçiç. 2 ditë më parë ka lëvizur trupat nga Karleva në drejtim të Rashkëz që është një zonë e afërt. Dukej që ata po përgatiteshin”, deklaroi Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post