Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli është shprehur se sulmi ndaj Sali Berishës është i orkestruar nga Basha dhe Rama.
Ai theksoi në studion e “Noë” se ka një “flirt” mes kryeministrit dhe kryetarit të PD-së për ta menaxhuar këtë situatë.
“Ndjej flirt mes Bashës dhe Ramës në të gjithë menaxhimin e kësaj situate, jo për bashkëpunim në qeverisje, por për menaxhimin e kësaj situate (referuar çështjes Berisha). Unë kam ndjesi. Po të kisha prova do të thosha provat. Shenjat nuk më duken aksidente në politike”, – tha ai.
Gjithsesi, z. Kadilli u shpreh se Lulzim Basha u bë kryetar i PD-së nga mbështetja që i dha Berisha, por tani duket se ky i fundit është zhgënjyer më këtë zgjedhje.
“Z. Berisha besoj se është më i zhgënjyeri nga Basha dhe çdo njeri është viktimë e zgjedhjes së vet”, – shtoi Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post