Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me sulmet kibernetike në Shqipëri, ku ka akuzuar qeverinë Rama.
Që në nisje të fjalës së tij Meta u ndal te sulmi kibernetik që thuhet se pas tij fshihet Irani. Meta pohoi se kryehakeruesi është Rama, i cili sipas tij nxori.
“Dua të them se ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin. Nuk mund të mos nënvizojë që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama. Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personave të gati 1 mln shqiptarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për qëllime të shantazhit elektoral”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post