Analisti Arjan Çani në një intervistë u shpreh se “përplasja” Berisha-Basha tashmë është bërë edhe më e thellë dhe sipas tij tashmë ky i fundit e ka ndarë mendjen të mos tërhiqet.
Në lidhje me vettingun e politikanëve të propozuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, Çani tha se kjo gjë do të shërbejë në favor të tij. Pasi sipas Çanit “armiku” i tij i vetëm është Berisha dhe kjo sipas tij është një mënyrë që do t’i sigurojë vendin.
Pjesë nga biseda:
Arjan, ta nisim nga zhvillimet në opozite. Mbështetësit e Berishës thonë se mbi 65 për qind e delegatëve kanë dhënë firmat për Kuvendin. Mendon se divorci është i pashmangshëm apo mund te ketë ndonjë formulë që Basha e Berisha të bashkëjetojnë në PD?
Gjithçka është e mundur në politikë, mund të ketë kompromis, por është e vështirë mbi ç’baza. Në fakt skenari më i mundshëm është “divorci”. Sulmet janë thelluar shumë, Basha e ka ndarë mendjen që nuk tërhiqe. Lajmi i fundit është që Gjykata e Francës ka pranuar padinë e Berishës. Kjo do krijojë një qasje të re ndaj palëve. Pritet të dalin dokumente të rëndësishme dhe të kuptojmë kush ka lobuar kundër Berishës në Ëashington.
Ne një lidhje nga Uashingtoni gazetari Robert Papa komentoi për MCN se ish-mikesha e zotit Rama, zonja Delina Fico ka çuar informacione për zotin Berisha. Pra përforcon idenë se pas shpalljes non grata të Berishës është Sorosi. Mund të aludojmë se goditja ndaj Berishës ka si autor Edi Ramën?
Nuk është më teori konspiracioni, po thamë Soros kemi thënë Rama. Të gjitha sinjalet tregojnë se kjo nuk është në raport për politika e jashtme të SHBA, por është një zyrë që mbulon Shqipërinë ku lobimi ka filluar vite më parë. Të gjitha gjasat të çojnë që Delina Fico është një ushtare për të mbyllur dosjen dhe pas kësaj që i ndodhi Berishës është Rama dhe pas Ramës është Sorosi. Kanë dalë lidhjet e Blinkenit me Sorosin, babain e Blinkenit me babain e Sorosit. Në Shqipëri ka një censurë kjo.
Ne fund te kësaj përplasje mund të kemi dy Parti Demokratike?
Pse jo, e gjitha kjo copëton votat e të djathtës dhe është në favor të Ramës. Ajo që dua të them është se nuk jemi akoma në atë fazë, ajo është interesante tani që ky personazh. Kur thotë unë se bëj për vete po për PD, se në fakt ai e bënë për vete dhe pastaj për PD. Se kuptoj pse nuk e pranon hapur që kryengritja që po bëj tani është për arsye personale. Sepse nuk ka asgjë të keqe. Çfarë ka më shumë njeriu për ambicien për veten se për të tjerët. Të gjitha luftërat bëhen për arsye personale.
Ju besoni te vetingu i politikes. Mund ta përdorë këtë nismë të opozitës zoti Rama për të shantazhuar të vetët, deputetë apo Ministria që përfliten për miliona euro pasuri?
Nuk besoj te asnjë lloj vetingu, por vetëm te vota e njerëzve, por këtu nuk ka votë blihen në mënyrë inxhinierike. Vota në Shqipëri nuk është e drejtë. Ne nuk e dimë se kush voton kë sepse rezultati është i deformuar. Banorët që popullojnë këtë vend janë të neveritshëm. Përderisa vota s’ka vlerë i lind e drejta Bashës dhe Ramës të bëjnë ç’të duan. Rama i tremb dhe me sy këta të vetët. Vetingu i politikanëve është një “reformë” që do i shërbejë Bashës. Synim të vetëm në këtë moment ka Berishën. Armiku i Bashës që i rrezikon vendin është vetëm Berisha. Përderisa në Shqipëri nuk funksionon vota çdokujt i lind e drejta të abuzojë. Basha ka ardhur në krye të PD si berishist. Sipas informacioneve të mia asnjëri prej tyre nuk do të përzihet në betejën brenda PD dhe bile ata do të punojnë me çdo lider që del nga kongresi i PD.
Diskutime rreth kësaj post