Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Turqia është tronditur nga një sulm terrorist në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku si pasojë e sulmit terrorist kanë humbur jetën 2 policë.
Shpërthimi u dëgjua mëngjesin e sotëm në Ankara, ndërsa pritej që parlamenti të niste punën.
Në bulevardin İsmet İnönü u dëgjua shpërthimi, si edhe të shtëna armësh, në sheshin ku ndodhet Asambleja e Madhe Kombëtare Turke dhe ministritë.
Dy ishin agresorët, njëri prej të cilëve vdiq pasi hodhi veten në erë me bombë, ndërsa tjetri u neutralizua nga efektivët e policisë.
Lajmi në përditësim…
Diskutime rreth kësaj post