Teksa prej mbrëmjes së të shtunës përfundoi pas hekurave, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha mohon akuzat që rëndojnë ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se përmes dy avokatëve, që e kanë kontaktuar, Malltezi ka mohuar akuzat. Ai pretendon se gjithçka është sulm politik ndaj tij, por edhe ndaj zotit Berisha.
“Dy avokatët që e kanë kontaktuar në bllokun e sigurisë, ky i fundit ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se është sulm politikisht ndaj tij dhe zotit Berisha. Siç e ka cilësuar dhe vet Berisha. Edhe Bektash nuk i ka pranuar akuzat. Malltezi, thuhet në dosjen e SPAK, ka përfituar 5.6 mln euro. Qëndrimi i tij do të duhet të shihet, pasi ai nuk është pyetur më herët nga SPAK. Ky ishte një tjetër argument që përdori Berisha, se Malltezi nuk ishte marrë kurrë në pyetje nga SPAK. SPAK ka çelur një hetim penal sa i përket pasurisë së Berishës dhe personave të lidhur me të.”, tha gazetarja Lala.
Diskutime rreth kësaj post