Sulltaneshë Safija është një nga personazhet më të rëndësishëm të telenovelës Kosem, dhe që ka lënë gjurmë të forta edhe në histori.
Por a e dinit që Sulltaneshë Safija ishte shqiptare?
Sulltaneshë Safija lindi në vitin 1550 në fshatin Rez të Dukagjinit. Në moshën 13-vjeçare ajo u soll nga Sulltaneshë Mihrimaja, e bija e Sulltan Sulejmanit, si skllave për Sulltan Murat III. Në moshën 16 vjeçare ajo solli në jetë djalin e Sulltan Muratit III, Sulltan Mehmetin III, e më vonë Sulltaneshë Aishen dhe Fatmën. Sulltaneshë Safija, emri i të cilës më parë ishte Sofie, pati një marrëdhënie monogame për shumë vite me Sulltan Muratin III. Ajo madje u akuzua nga Sulltaneshë Nurbanu, e ëma e Sulltan Muratit III se I kishte bërë magji që ai të mos kryente marrëdhënie me konkubinat e tjera të haremit.
Pas kësaj, të gjitha shërbëtoret e Sulltaneshë Safijes u burgosën dhe u torturuan. Sulltan Murati III pati marrëdhënie edhe me konkubina të tjera. Sultaneshë Safija e përmbajti xhelozinë, ajo madje u kthye në këshilltaren e tij për çështjet më të rëndësishme të perandorisë.
Sulltaneshë Safija bë Valide Sulltane e djalit të saj Osman Sulltan Mehmetit III dhe Haseki Sulltane. Ajo ishte një nga sulltaneshat më të rëndësishme dhe më të pushtetshme të Perandorisë Osmane.
Sulltaneshë Safija vdiq në 10 nëntor të vitit 1605.
Diskutime rreth kësaj post