Lidhur me deklaratën e Taulant Ballës në Kuvend për paketën Anti-KÇK, ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili duke ironizuar shprehet se tashmë suksesi është i sigurt.
“Tani që Aktin Normativ të “KÇK” doli ta mbrojë dhe Tao Bego Yaris është i siguruar suksesi…
Nesër pritet një peticion mbështetjeje nga gjithë burgjet e vendit si dhe nga ish-ministra, deputetë e kryetarë bashkie të “rilindjes” që janë dënuar apo janë në kërkim nga policia e “rilindjes” duke filluar nga Tahiri…”, – shkruan Paloka në rrjet.
Diskutime rreth kësaj post