Komisioni i Punëve të Jashtme i Asamblesë Kombëtare Turke dha të martën (26/12) dritën jeshile për miratimin e protokollit të pranimit të Suedisë në NATO.
Gjatë takimit të kryesuar nga deputeti në pushtet Fuat Oktay, zëvendësministri i Jashtëm Burak Aksapar informoi Komisionin për procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe deputetët shprehën pikëpamjet e tyre për projektligjin.
Projektligji përkatës është pranuar në Komisionin për Punë të Jashtme, raporton Anadolu.
Për momentin nuk dihet se kur do të dalë projektligji në seancë plenare, në të cilën mazhorancën e ka partia në pushtet, ndaj mundësia e miratimit është thuajse absolute.
Diskutime rreth kësaj post