Ka përfunduar Eurovision 2023, ku fitues është shpallur Suedia, Loreen doli fituese për këngën e saj “Tattoo”, e cila u ngjit në krye nga vota e publikut.
Ndërkohë, Shqipëria u rendit në vendin e 22-të, nga 26 pjesmarrësit në finale.
Me 17 pikë nga juria dhe me 59 pikë nga publiku.
Albina Kelmendi dhe familja e saj, përfaqësuan Shqipërinë këtë vit në Eurovision më këngën “Duje”.
Kënga përcillte mesazhin e familjes së bashkuar, e dhënë edhe nga Nënë Tereza, e cila thonte se dashuria për botën vjen nga dashuria për familjen.
Diskutime rreth kësaj post