Atmosfera mbrëmë ishte jashtëzakonisht e destabilizuar në Adriatikun verior, gjegjësisht në bregdetin italian dhe slloven. Një formacion i fuqishëm konvektiv (Supercell) goditi bregdetin slloven duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
Stuhia ishte aq e fuqishme sa që prodhojë edhe breshër të fuqishëm dhe tornado. Rajoni më i goditur ishte Izola e Sllovenisë ku pati edhe dëme të mëdha materiale si dhe në shumë vende u panë edhe zjarrfikësit dhe punonjës tjerë për të evituar pasojat e stuhisë së fuqishme. Banorët e Izolës e përshkruan ngjarjen e mbrëmshme si “dita e gjykimit”.
Për më shumë shikojeni këtë video të rrallë e cila për muajt e verës nuk do të ishte shumë e çuditshme, pot të ndodhë në Dhjetor një fenomen i tillë me të vërtetë është mjaft e rrallë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post