Reshjet e shiut nisin pasditen e të premtes dhe vijojnë edhe nesër ku priten shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës, kurse në zonat malore, do ketë reshje dëbore.
PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM:
——————————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.08) pritet fillimi i reshjeve kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit.
Nesër (e shtunë, dt.09) pritet që reshjet të përfshijnë gjithë vendin dhe do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshje dëbore në zonat malore.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 °C / 12 °C
në vendet malore: 2 °C / 6 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.08) do të fryjë e lehtë dhe nesër (e shtunë, dt.09) do të arrijë deri mesatare në bregdet.
Diskutime rreth kësaj post