Sinoptikanët e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti parashikohet me i vranët me intervale të shkurtra me diell.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Nisur nga orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve me rrufe.
Aty ku do të krijohen kushtet breshër lokal. Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi mesatare dhe lokalisht e vrullshme në momentet me shtrëngata. Valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
në zona malore 12 deri 22°C
në zona e ulëta 14 deri 27°C
në zona bregdetare 16 deri 27°C
Diskutime rreth kësaj post