Pas studimeve të gjata, shkencëtarët kanë dhënë alarmin se shumë shpejt bota do të përfshihet nga 6 stuhi shumë të forta.
Parashikohet se këto stuhi do të jenë më të forta se të gjitha ato të kohëve të fundit. Arsye për ‘zemërimin e natyrës’ është bërë ngrohja globale, e cila po përparon akoma edhe më shumë.
Shkencëtarët pohojnë se numri dhe forca e stuhisë po rritet në krahasim me vitet e kaluara dhe se nuk pritet një e ardhme e ndritur në këtë çështje.
Ballkani nuk do t’i shohë ato në të ardhmen e afërt, por mund ta njohë forcën e tyre përmes valëve të stuhisë me shpejtësi të ngjashme.
Mendohet se stuhia më e fortë tropikale ka ndodhur në Antilet e Vogla në tetor 1790, kur më shumë se 22,000 njerëz humbën jetën.
Diskutime rreth kësaj post