Prishja e Tetarit Kombëtar është një temë e nxehtë për Shqipërinë në këto ditë pandemie, ndërsa protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë filluar ditën e djeshme, me organizatorët që shprehen se do të vazhdojnë gjatë.
Studiues i Trashëgimisë Kulturore Jaho Brahaj ka ngritur shqetësimin se në gërmadhat e Teatrit Kombëtar kanë mbetur artefakte të rëndësishme të cilat janë një pasuri e madhe kombëtare.
“Pasuritë e mbetura poshtë, sipas tij janë veshjet kombëtare tradicionale, skicat skenografike, të kostumeve, në atë ambient është e gjithë kujtesa e teatrit.
Kemi artefakte të rëndësishme të identitetit kulturor kanë “mbetur poshtë rrënojave.
Garderoba e Teatrit Kombëtar ka qenë e pasur, e trashëguar afërsisht për 100 vite. Ka qenë e përbërë më objekte të trashëgimisë kulturore, në fillimet e saj objektet kryesisht ato që bliheshin ishin origjinale.
Ka një pasuri me veshje kombëtare tradicionale. Janë skicat skenografike, të kostumeve, në atë ambient është e gjithë kujtesa e teatrit. Nëse të gjithë këto objekte në do t’i humbim , do të humbim një pasuri të jashtëzakonshme”, – tha ai për abc news.
Diskutime rreth kësaj post