Shkencëtarët njoftojnë së fundmi se në ujërat tokësore të planetit të kuq mund të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të mbështetur jetën aerobike, pra në formën e kafshëve të thjeshta, ndoshta si sfungjerët e detit.
“Në tokë, oksigjeni është nxitësi më i fuëishëm për evolucionin”, thotë Vlada Stamenković, fizikant planetësh në laboratorin e NASA-s Jet në Kaliforni.
Studiuesit thonë se oksigjenin tokë lindi rreth 2.35 miliardë vjet më aprë në një “event madhor oksigjenimi” ku bakterie fotosintetike çliruan masa të mëdha në atmosferën që deri atëherë ishte e varfër me oksigjen.
“Asokohe lindën dhe format më komplekse të jetës,” thotë Stamenković.
Por në atmosferën e Marsit oksigjeni qëndron në 0.145% krahasuar me rreth 21% në ajrin e tokës, ndërsa vetë dendësia e atmosferës së Marsit është vetëm sa 0.6% e atmosferës së tokës. Pra në Mars oksigjeni është shumë i rrallë.
Por sipas studimit në afërsi të sipërfaqes së Marsit dhe në kushte të caktuara presioni, ka masa të konsiderueshme oksigjeni, të cilat përfundojnë duke u çliruar në ujërat pranë sipërfaqes së Marsit, të cilat janë më se të mjaftueshëm për të mbështetur jetën aerobike.
Stamenković thotë se ajo që kërkohet janë ujëra të kripura, ku mund të krijohen dendësime oksigjeni, edhe në atmosferën e rrallë të Marsit. Ky proces funksionon më mirë në temperatura të ulëta, siç mund të jetë pranë poleve të planetit ose në zonat e ulëta, ku presioni i ajrit është rreth tre herë më i madh se në lartësi.
Ai thotë se sipas kësaj teorie do të krijohen instrumente me valë të ulëta elektromagnetike për të hetuar nënsipërfaqen e planetit për ujëra të kripur me përqendrime oksigjeni.
Të tjerë studiues po zhvillojnë mënyra për të shpuar në sipërfaqen e planetit me qëllim marrjen e mostrave nga këto ujëra, pas zbulimit të tyre.
“Por gjithsesi ka shumë kritere të tjera për zhvillimin e jetës aerobike përvec oksigjenit”, thotë shkencëtari planetar David Catling, i University of Washington, duke përmendur ekzistencën e karbonit organik, temperaturat e ngrohta, dhe ujin jo të kripur që funksionon si ruajtës i jetës.
Diskutime rreth kësaj post