Afati i fundit i aplikimit: 9 qershor 2017
Kush mund të aplikojë: kandidatë të shkëlqyer dhe të motivuar me diplomë akademike në nivelin Master
Bursa përfshin: studimet me kohë të plotë në një maksimum prej katër vitesh
Qendra Antibiotike Uppsala (UAC) njoftoi në vitin 2015 që do të sjellë së bashku, të stimulojë dhe mbështesë kërkimet që adresojnë pyetje të rëndësishme në lidhje me rezistencën antibiotike nga të tre fushat disiplinore në UU: Mjekësi dhe Farmaci, Shkencë dhe Teknologji dhe Humanistikë dhe Shkenca Sociale. UAC tani ofron 14 pozicione PhD. Pozita e tanishme është e vendosur në Departamentin e Biologjisë Cellale dhe Molekulare (ICM), një nga departamentet më të gjera dhe të dalluara biomolekulare në Evropë.
Kriteret e aplikimit:
Kandidatët e shkëlqyer dhe të motivuar me një diplomë akademike në nivelin Master në Mikrobiologji ose Biologji të Infeksionit ose shkallë Inxhinierike në Bioteknologji Molekulare ftohen të aplikojnë për këtë pozitë;
Njohuri rreth punës eksperimentale me grupe të të dhënave të mëdha të omics është një meritë;
Një njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës së folur dhe të shkruar është një kërkesë absolute.
Bursa përfshin:
Pozita e doktoraturës mbulon studimet me kohë të plotë në një maksimum prej katër vjetësh.
Rregullat që rregullojnë këtë proces mund të gjenden (në suedisht) në Högskoleförordningen 5 kap 1-7 dhe në rregullat e Universitetit.
Si të aplikoni?
Hyni dhe aplikoni online këtu dhe aplikimet duhet të përfshijnë:
CV;
Një përshkrim të shkurtër të interesave kërkimore dhe përvojën e kaluar kërkimore;
Kopjet e certifikatave dhe notave të provimeve;
Një kopje e tezës së Masterit tuaj (ose një përmbledhje);
Një letër motivimi që motivon pse jeni të interesuar për pozicionin.
Kandidatët inkurajohen të japin letra rekomandimi ose informata kontaktimi për dy persona referentë.
Për më shumë informacion klikoni këtu
Diskutime rreth kësaj post