Hapet Thirrja për Bursa për Studentët në Universitetin Teknologjik të Bialystok, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e parë të vitit akademik 2017/2018.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik të Bialystok, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2017/2018.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor (Kujdes! Studentët e vitit të tretë nuk aplikojnë dot);
– Master (Kujdes! Studentët e vitit të dytë nuk aplikojnë dot);
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor/Master (1 semester);
Fushat e studimit:
– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze të ofruara nga Universiteti Teknologjik i Bialystok, klikoni në adresën:
http://iro.pb.edu.pl/pl/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programm…/
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash;
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën anglez);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash master;
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-Diplomë dhe listë notash të Bachelor-it;
-*Learning Agreement;
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…
Afati për aplikim: 12 Maj 2017
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected] me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin Teknologjik të Bialystok, emrin dhe mbiemrin tuaj”.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]
Për më shumë informacion klikoni këtu
Diskutime rreth kësaj post