Ditën e sotme protesta e studentëve ka regjistruar ditën e 11 të saj.
Studentët kanë vendosur të mos tërhiqen nga plotësimi i 8 pikave të kërkesës së tyre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla, madje as të dialogojnë për to.
Ditën e sotme Këshillat Studentorë kanë shpërndarë për mediat një deklaratë ku thuhet se ftohen të gjithë studentët që të mblidhen nesër në orën 10:00 në Fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi sensibilizues drejtë Kryeministrisë.
Gjithashtu Këshillat Studentorë parlajmërojnë se ditën e hënë do të zhvillohet një protestë kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post