Pas protestës 10-ditore të studentëve të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre Rektori i Universitetit të Korçës u bën thirrje studentëve t’u kthehen auditoreve dhe së bashku të bëhen pjesë e zgjidhjeve të problemeve.
Rektori thotë se Universiteti është i angazhuar për të plotësuar brenda një afati të shkurtër të gjitha kërkesat që Univeristetet kanë në dorë.
Pasi rektori ka kërkuar të përfundojë fjalën e tij, studentët janë ngritur duke braktisur takimin dhe duke lënë në sallë vetëm pedagogët e universitetit:
Pas braktisjes së tryezës së dialogut studentët korçarë nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat, por jashtë kamerës janë shprehur se takimi me rektorin ishte planifikuar pa media, ndërkohë që rektori nuk e mbajti fjalën duke i lajmëruar mediat.
Sipas studentëve tashmë nuk do të pranohet më asnjë lloj dialogu dhe protesta do të vijojë duke u përshkallëzuar nga dita në ditë.
Diskutime rreth kësaj post