Asnjë tërheqje nga kërkesat dhe plotësim i tyre pa dialog. Me këtë thirrje edhe sot studentët vijojnë protestën e tyre, ndërkohe që kanë përsëritur apelin për bojkot total të mësimit nëpër fakultete.
Ata kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi universitar.
Njoftimi
Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar.
Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor!
Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera.
Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!
SHPERNDAJE!
Diskutime rreth kësaj post