Një grup studentësh në Shkodër kanë rinisur protestën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë hyrë me forcë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës, ku kanë thyer edhe xhamat e derës kryesore.
Ata kanë tentuar prej dy orësh të futen brenda godinës së rikonstruktuar, për të cilën ishte premtuar të hapej në janar por që ende qëndron e mbyllur. Studentët janë ndeshur edhe me rezistencën e punonjësve te kësaj godine, edhe pse nuk ka pasur asnjë përfaqësues te rektoratit. /Opinion.al
Video:
Diskutime rreth kësaj post