Protesta e studentëve ka vijuar edhe sot para Kuvendit, ku studentëve të Universitetit të Tiranës, u janë bashkuar edhe ata të Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës.Gjithashtu, në mbështetje të studentëve ishin të pranishëm edhe gjimnazistë e prindër.Pas disa orësh para Kuvendit, protesta u zhvendos tek Kryeministria dhe gjatë marshimit, shumë persona të cilët ndodheshin nëpër kafene apo zyra pune, dolën në ballkon duke duartrokitur e mbështetur studentët.
Mes tyre edhe një djalë i ri, kamarier, e me shumë mundësi edhe ai student, ka lënë për pak minuta punën duke fotografuar e mbështetur bashkëmoshatarët e tij.
Një ndër kërkesat kryesore e studentëve është edhe përgjysmimi i tarifës së universitetit.
Diskutime rreth kësaj post