Në një kohë kur sot disa fakultete publike në Tiranë dolën në një përfundim se protestat do të vijojnë në janar, vjen një përgjigje nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit gjatë një takimi me studentë në Universitetin e Vlorës tha se studentët mund të bëjnë çfarë të duan, por nevojitet dialog për zgjidhjen e 8 pikave.
“Jam shumë dakord që në fillim tarifa do të ulet dhe duhet të paguhet nga shteti. Nuk do ulet. Tarifa është kosto. Buxheti i shtetit, taksapaguesit e këtij vendi do të paguajnë një pjesë të tarifës tuaj. Është 25 përqind e kostos. Kur flasim për shërbime më të mira, ato krijohen me para. Edhe për ata me katra do të paguaj shteti gjysmën e tarifës. Në janar askush nga ju s’do të paguaj siç paguante. Qeveria nuk mund të marrë përsipër që të marri lekët dhe t’ja japi atyre. Për ti dhënë një start të barabartë, mendoj se atyre me 9-10, ti paguhet tarifa 100 nga shteti dhe ti jepet edhe një bursë. Atyre që janë me 8-9 ti paguhet 75%, ata që janë me 6-7 një pjesë dhe ata që janë me 4 ti paguajnë vet. Sa për ato historitë, që në janar do dalin prapë, ju bëni si të doni. Ne do t’i përgjigjemi të 8 pikave, ndaj duhet dialogu. Shumë gjëra që thonë s’janë të 8 pikat, por duhet të adresohen”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post