Një “surprizë” aspak e këndshme i ishte rezervuar sot kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Teksa ai ishte i pranishëm në ambientet e Universitetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet, në vijim të aksionit për mbjelljen e pemëve, disa studentë i kanë prerë rrugën me pankarta në duar.
Teksa e “falënderuan” për mbjelljen e pemëve ata ironizuan me ndërtimin e kullave të larta në kryeqytet.
“Rrofsh për pemët, tu bëfshin kulla” ironizon studentët me pankarta para Veliajt.
Fotot janë shpërndarë nga kryetari i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Collaku.
“Studentet e inxhinierise sot, kryetarit te bashkise. “Rrofsh per pemet..Kulla tu befshin”…”, shkruan Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post