Në seancën e sotme plenare është diskutuar dhe projektligji për programin e Mjekësisë. Ky projektligj që ka si qëllim parandalimin e largimit të mjekëve ka shkaktuar mjaft kundërshti si tek opozita, ashtu dhe te studentët e kësaj dege.
Ata kanë protestuar për ditë me radhë kundër projektligjit që i detyron ata që të marrin diplomën vetëm pasi të kenë punuar 5 vite në Shqipëri. Ka qenë dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i cili i ka propozuar kryetares së Kuvendit që një përfaqësi e studentëve të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit dhe pse jo të flasin tek foltorja.
Por, Nikolla e ka konsideruar këtë propozim terësisht politik dhe nuk ka lejuar pjesëmarrjen e tyre në seancë.
Gazment Bardhi: “Shqyrtimi i një ligji në seancë plenare është pjesë e procesit ligjvënës dhe ne si deputetë të Kuvendit, veçanërisht ju si kryetare e Kuvendit, nuk humbim asgjë nëse 5 studentë prej tyre. Ne secili prej nesh kemi lëvizur nga vendi, ata kanë 12 orë në derën e Kuvendit, është jo njerëzore t’i lëmë ata atje. Prandaj ju lutem lejoni një përfaqësi të tyre të marrin pjesë në seancë dhe të dëgjojnë për projektligjin. Na bën ne nder si deputetë dhe ju duke qenë se kërkesa është drejtuar për tek ju. Nuk keni pse trembeni nga prania e të rinjve në seancë, jemi të nderuar t’i kemi këtu, mundësisht edhe t’i dëgjojmë.”
Lindita Nikolla:” Faleminderit për sfidën që më bëre zoti Bardhi, por edhe unë ua kthej me të njëjtën…në mënyrë shumë të sinqertë, ju lutem mos t’i përdorim studentët për qëllime politike, ato kanë qenë prezentë në komisionet parlamentare, mos të vijojmë pafund me procedurën. Jo nuk do t’i mirëpresim!”
Tritan Shehu:” Unë propozoj, të ndalojmë seancën në këtë pikë, se jemi mbyllur si në bunker këtu. Kemi frikë të vijnë njerëzit në kundërshtim të parlamentit demokratik. Të ftojmë studentët, kanë të drejtë të dëgjojnë, i keni parë parlamentet e të gjithë botës. Le të vijnë këtu, të mbushet me studentë ajo salla e madhe atje, të dëgjojnë diskutimin, është detyra organike e jona jo të vëmë gardën rreth e qark, të mbyllim dyert, oborrin. Pra, ç’po bëjmë kështu?! Seancën ta vijojmë nesër…” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post