Stresi dhe Keisi janë larg njëri-tjetrit, mirëpo nuk i kanë kursyer fjalët e ëmbla me nisjen e vitit të ri. Dyshja kanë shkruar se nuk kanë festuar asnjë vit bashkë, por gjithmonë do ruajnë respekt për njëri-tjetrin.
“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”, ka shkruar Stresi.
“Gëzuar Vitin e Ri Arkimend! Uroj që të jetë një vit i mbarë për ty dhe njerëzit e tu të zemrës. Vërtetë asnjë vit të ri se kemi festuar, por asnjë prej tyre nuk ka kaluar pa të mbajtur gjithmonë në zemër duke ju lutur Zotit që gjithmonë të jesh mirë dhe i lumtur. Të kam trajtuar si mbret dhe gjithmonë i tillë do mbetesh te unë. Gëzuar Vitin e Ri”, i ka kthyer përgjigje Keisi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post