Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose siç njihet me emrin e tij artisik ‘Stresi’ është një nga banorët e Big Brother Vip Kosova. Ai duket se është akomoduar dhe po fillon të miqësohet me konkurrentët e tij teksa së fundmi ai u ka treguar atyre për jetën sentimentale dhe lidhjen që ka patur me Enxhi Kamenicën.
“Mua më futën në b urg një muaj se më kapën me një ar më. Tani pasi më fusin mua në bu rg, ish-e dashura ime futet në Big Brother, dhe unë e pashë atë nga bu rgu. U acarova aty. Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të. Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin. Pse kjo është lidhur me këtë rebelin? Por ajo më ka njohur mua në brendësi”, tha Stresi.
Pjesë e reality-shoët janë 14 banorë të cilët do të konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro. Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi. Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit.
Diskutime rreth kësaj post