“Prestige Resort” që prej dy ditësh, është kthyer në fokus të zhvillimeve të ditës për shkak të një operacioni të paligjshëm që ka shkatërruar ambientet e jashtme, ka pritur qindra banorë të strehuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe po ashtu vitin e kaluar afganët që ikën nga talebanët dhe u strehuan në Shqipëri.
Dëshmitë vijnë nga vetë punonjësit, por jo vetëm.
New York Times do t’i tregonte gjithë botës pritjen shqiptarë për afganët përmes “Prestige Resort”.
Gazetari i NY Times ka qëndruar po ashtu disa ditë, ku ka folur për shtetasit afganë për pritjen që iu bë nga ky resort, që i dha Shqipërisë meritat e humanizmit të treguar nga qeveria shqiptare.
Madje kryeministri Edi Rama, i ka vizituar vetë afganët dhe ka shpërndarë dhurata në ambientet e këtij resorti për fëmijët./Balkanweb
Diskutime rreth kësaj post