Analisti Ben Andoni ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar në vendin tonë afganët, të cilëve iu rrezikohet jeta nga talebanët. Mirëpo Andoni nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ as Presidentin Meta, i cili deri më tani nuk ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar.
Andoni shprehet për MCN se Presidenti e ka për detyrim që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare një herë apo 3 në muaj, dhe në këtë rast duhej mbledhur dhe të bëheshin publike edhe rreziqet që i kanosen vendit tonë në të ardhmen.
“Presidenti e ka detyrim, që një herë në muaj, ose edhe në tre muaj, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ky institucion, jo vetëm që do të duhej mbledhur, por ne do të duhej të dinim ca gjëra që kanosen në të ardhmen e vendit, këtu presidenti nuk ndihet”, – u shpreh ai.
Andoni thekson në analizën e tij, se mund të ketë rrezik të sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe se sipas tij, tani është koha të mendohet për rritjen e sigurisë dhe këtu përfshihet edhe forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.
Ai thotë se në të dy vendet, as nga Rama e as nga Kurti, nuk është bërë e qartë projekti se si do të priten këta qytetarë nga Afganistani.
“Qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, është thënë që qasjen e parë me këtë problem e kanë pasur para një muaji sikurse edhe Kurti, ndërkohë qe mediave nuk i është bërë e qartë asgjë, dhe pamë që qeveria shqiptare ka improvizuar pjesën se ku do të rrijnë afganët”, – u shpreh Andoni.
Diskutime rreth kësaj post