Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se për të kuptuar atë që ndodh në Partinë Demokratike, duhet pak logjikë.
Strazimiri thekson se nëse mbi Sali Berishën qëndrojnë hije dyshimi për korrupsion kur ka qenë kryeministër, e njëjta vlen edhe për ish-ministrat e tij, duke nisur nga i preferuari.
Postimi i Gent Strazimirit:
“Pak logjikë:
Nëse mbi Sali Berishën qëndroka pezull një hije korrupsioni të cilën duhet ta sqaroka me DASH, e njëjta “hije” qëndron mbi secilin prej ministrave të tij gjatë 8 viteve, duke nisur nga ai më i preferuari i tij.
Një Kryeministër i korruptuar, nuk bën ministra njerëz të ndershëm, kësisoj secili prej ministrave të tij kanë qenë po ashtu të korruptuar, duke nisur nga ai më i preferuari i tij.
Cilido që beson se për këtë arsye duhet larguar Sali Berisha, të mos ndjejë aspak dhimbje por të kërkojë largimin bashkë me të, të të gjithë ish-ministrave që qeverisën me të, duke filluar nga ai më i preferuari i tij.
Partneritet anti-korrupsion me ministrat e një Kryeministri të shpallur “non grata” për korrupsion, duke nisur nga ai më i preferuari i tij… nuk mund të ketë…
Përndryshe, cilido që po merr pjesë në këtë histori të ndyrë, po përfshihet në aktin më korruptiv politik, moral e penal, në historinë e këtij vendi!
#qëndro_në_këmbë_demokrat
#asnjë_hap_pas.“-shprehet Strazimiri.
Diskutime rreth kësaj post