Gent Strazimiri u shpreh se demokratët folën në mënyrë të lirë dhe masivisht duke dhënë verdiktin për PD-në që duan.
Strazimiri tha se Basha është në momentet e fundit të tij dhe se zyrat e PD-së praktikisht janë të marra praktikisht nga pala e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Deklarata e Strazimirit:
“Sikurse e tha edhe Sali Berisha dje në PD, plani do të vazhdojë me protestë kundër qeverisë dhe çdo gjëje kundër derversioneve në kurriz të shqiptarëve. Zyrat praktikisht janë të marra, ata që ruhet me policinë e shtetin, e kanë kthyer shtëpinë e lirisë në shtëpinë e Oso Kukës e policinë e regjimit, edhe pse ka thënë se do ta rrëzojë. Këto janë gërhitjet e fundit të një ëndrre të keqe. Ne dje kemi treguar vullnetin tonë, duke pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme edhe më e madhe se sa ajo në 13 qershor 2021”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post