Në mesditë, Grupi Parlamentar i PD-së do të përcaktojë strategjinë që do të ndjekin deputetët demokratë gjatë seancës së ditës së enjte.Gazetari Osman Stafa, tha se mbledhja e Grupit Parlamentar do të drejtohet nga Gazment Bardhi dhe pritet që të përcaktohet strategjia që do të ndiqet. Sipas gazetarit, ajo që dihet deri më tani, është se Kuvendi nuk do të ketë normalitet në veprimtarinë e tij.
Pasditen e sotme Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë pritet të vendosë mbi masat ndaj deputetëve që janë evidentuar që kanë shkelur Rregulloren e Kuvendit, duke bllokuar seancën e javës së kaluar. Grupi Parlamentar socialist kërkon përjashtimin e 24 deputetëve, ndërkohë që i mbetet Komisionit të Etikës të japë një vendim se sa deputetë do të ndëshkohen me masa disiplinore dhe sa kohë nuk do të lejohen të jenë pjesë e punimeve të Parlamentit.
Por gazetari Stafa tha se më parë, Grupi Parlamentar demokrat nuk ka njohur shumë nga vendimet e Komisionit të Etikës, çka është pasuar më pas me përplasjet mes deputetëve dhe efektivëve të Gardës që janë të angazhuar me sigurinë e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post