Vendet e NATO-s kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore pas kërkesës nga Kievi për sisteme të avancuara kundër sulmeve ruse, tha të premten shefi i aleancës Jens Stoltenberg.
“NATO ka përcaktuar aftësitë ekzistuese në të gjithë aleancën dhe ka sisteme që mund të vihen në dispozicion të Ukrainës. Kështu që unë pres njoftime të reja mbi aftësitë e mbrojtjes ajrore për Ukrainën së shpejti,” tha Stoltenberg pas bisedimeve midis ministrave të Mbrojtjes së NATO-s dhe Zelenskyt.
“Në takimin e sotëm, ministrat trajtuan edhe shumë nevoja të tjera urgjente, duke përfshirë municionet 155 mm, aftësitë e goditjes precize dhe dronët. Secili aleat i NATO-s do të vendosë se çfarë do të furnizojë. Disa aleatë morën angazhime konkrete gjatë takimit dhe ata janë duke finalizuar kontributet që unë pres që do të të njoftohet së shpejti ndihma është tashmë në rrugë e sipër.” tha gjithashtu shefi i NATO-s.
Diskutime rreth kësaj post