Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura janë sforcuar fizikisht dhe psikologjikisht.
“…në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës”, ka shkruar ai në Facebook.
Maqedonci mes tjerash ka thënë se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, ushtarakët kanë treguar karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.
“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!”, ka shtuar ai, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga stërvitjet.
Diskutime rreth kësaj post