Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, njoftoi një vit më parë rijetëzimin e ish-Kombinatit të Sheqerit në Maliq, duke i rikthyer lavdinë dhe shkëlqimin e dikurshëm, përmes investimit dhe punës.
Magazinat e shkatërruara shpejt do të jenë shtëpia e re e “Rozafa Fish City”.
Puna në Maliq po ecën me ritme të shpejta dhe Luca tregon se në nderim të njeriut që drejtoi gjatë viteve të lavdishme Kombinatin e Sheqerit, i ka ngritur statujë.
Nikolla Kallfa do të presë vizitorët e Fish City në qytetin juglindor.
“Ky burrë këtu është Nikolla Kallfa, ish-drejtori i kombinatit që ka marrë pjesë në ndërtimin e këtij kombinati të madh dhe pastaj e ka drejtuar me mijëra punonjës, nga Korça, nga rrethina, nga Maliqi. Dhe ne zgjodhëm që monumentin e parë të rikujtojmë këtë burrë të madh”, thotë Luca.
Sipërmarrësi tregon se përse qyteti i ri i Fish City në Maliq, ka nisur pikërisht me ish-drejtorin e Kombinatit të Sheqerit.
“E kemi vu pikërisht pranë flamurit kombëtar, sepse ky njeri ka ndarë gëzimin e vetë, ka nda jetën e vetë me njerëzit. Ka ndërru dhe jetë mes njerëzve, në mes të punës, në mes të gëzimit që krijon puna. Dhe nuk ka burrë që të përmendet në gjithë këtë zonë, nga të gjithë njerëzit që unë kam taku, për shpirtin e tij, për frymëzimin e tij që ka dhënë te njerëzit”, thotë Gjergj Luca.
Diskutime rreth kësaj post