Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje pasditen e djeshme ndaj Interit në derbi me rezultatin 3-2 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e pestë në Serinë A italiane.
Golat u shënuan nga Marselo Brozoviç në minutën e 21′, më pas erdhi përmbysja kuqezi me Rafael Leaon në minutën e 28′, me Zhiru në minutën e 54′ dhe më pas sërish portugezi Leao, i cili shënoi golin e 3-1 në minutën e 60′.
Goli i Edin Xhekos në tre minuta nga hyrja në fushën e blertë ishte thjesht sa për statistikë, i cili realizoi në minutën e 67′.
Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, ndeshja Milan-Inter hyn në histori sa i përket goditjeve të kryera në total.
Ishin 37 të tilla, ku që nga sezoni 2004/2005, vetëm dy herë ka ndodhur më mirë, 39 goditje në ndeshjen e 15 shkurtit të vitit 2009 dhe 41 goditje në tetorin e vitit 2006.
Me këtë fitore Milani, ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Napoli i vendit të parë, por me një golavarazh më të mirë se kuqezinjtë e Stefano Piolit.
Ndërsa Interi i Simone Inzagit renditet në vendin e 6-të me 9 pikë të grumbulluara, ku për zikaltërit ishte humbja e dytë në këtë sezon pas 5 ndeshjesh kampionati, pas asaj me Lacion në “Olimpico”.
Diskutime rreth kësaj post